Rikthehet mbrojtësi Kumbulla, Mourinho pritet ta grumbullojë të dielën

26 Dhjetor 2023 | 16:42

Një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, por dhe skuadrën e Romës është rikthimi i Marash Kumbullës. Qendërmbrojtësi 23-vjeçar ka lënë pas dëmtimin dhe fazën e rikuperimit, ndërsa tashmë është i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Kumbulla së bashku me mesfushorin Renato Sanches janë thirrur nga tekniku portugez dhe do të jenë të gatshëm për ndeshje ne fundjavës me Juventus.

Mbrojtësi kuqezi u dëmtua në 29 prill të këtij viti në sfidën ndaj Milanit, e që prej atëherë nuk ka mundur dot të rikthehet në fushën e lojës, teksa nuk ishte i gatshëm as në ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë. Shtatlarti është stërvitur rregullisht gjatë ditëve të fundit dhe do të jetë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Mourinho.

Edhe pse është kritikuar shpesh nga portugezi, situata në të cilën Roma gjendet, me shumë probleme në repartin difensiv, një lojtar cilësor është më se i nevojshëm.

Ky rikthim është një lajm i mirë dhe për Sylvinhon, që synon të ketë të gatshëm për kampionatin evropian, ku padyshim do ta kishte një aset në ekip, gjatë përballjeve me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Duhet ende kohë deri në nisjen e këtij kompeticioni, duke shpresuar që futbollisti të mos pësojë më lëndime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026