Kërcënimi i gjyqtares, Beci: Nuk arrijmë të kuptojmë motivin, çfarë “fsheh” historia
Ish-prokurori Eugen Beci ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli mbi kërcënimet e pretenduara nga gjyqtarja Arnisa Këlliçi.
Beci tha se mënyra se si prokurorja ka nisur me inisiativë personale përgjime ambientale dhe ka bërë me vonesë kallëzimin në polici për kërcënimet, tregon se ajo nuk është një njohëse procedurës penale.
Beci tha se prokurorja duhej t’i ishte drejtuar prokurorit të gayshëm në momentin që mori kërcënimin dhe më pas ishte prokuroria dhe policia që do të nisnin hetimet dhe do të bënin përgjimet.
“Fatkeqësi e madhe që në Shqipëria ka kështu lloj magjistratësh, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë rolin, pozicionin e tyre dhe nuk arrijnë të njohin minimalisht arsyet ligjore të bërjes së një kallëzimi. Nuk arrijnë të kuptojnë si mund të filloj një hetim për kanosje.
Duhet të njofton Policinë e Shtetit dhe prokurorin e gatshëm dhe të thoshte që ndodhem përballë një kanosjeje direkte dhe policia do të vendoste personat që dyshoheshin, në cilin kod të procedurës penale thuhet që gjyqtari mund të marrë diktofonin dhe të përgjojë kush i hyn dhe kush i del në derë. Unë mendoj se qasja e saj është skandaloze përballë ligjit procedurial penal. Ju bëtë një orë intervistë dhe nuk arritëm të kuptojmë hetimin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi