Pas 10 vitesh 1 grua triumfon sërish në Sanremo, Angelina Mango fiton me “Mërzitja”
“Mërzia”, (La Noia) e bëri Angelina Mango triumfuese në fëstivalin e 74 të Sanremos. Ajo është gruaja e parë pas 120 vitesh e cila ia del të marrë cmimine parë në festivaline njëohur të muzikës italiane, më një këngë të këndshme dhe ritmike, e cila ndryshe nga titulli nuk është aspak e mërzitshme.
Me këtë këngë, vajza 22-vjeçare e kantautorit të ndjerë Pino Mango, diskuton qasjen e saj ndaj jetës, duke pranuar se si ajo përfshin momente pozitive dhe negative, dhe sesi spektri i plotë i emocioneve është pjesë e ekzistencës.
“Kënga nxjerr në pah mënyrën se si e shikoj jetën, duke buzëqeshur dhe duke kërcyer mbi gjërat që më lëndojnë. Është një mënyrë për të ushtruar dhimbjen. Arrij t’i shoh gjërat me ironi dhe këtë dua t’ua përcjell njerëzve, veçanërisht moshatarëve të mi. ”, tha Angela Mango në një intervistë për transmetuesin shtetëror italian Rai.
Pjesa u shkrua nga vetë këngëtarja dhe Madame në bashkëpunim me Dardust. Prodhimi folklorik urban ndërthur tingujt bashkëkohorë me elementët tradicionalë, duke filluar nga cumbia meksikane deri te muzikaliteti ballkanik (me violinë dhe kitarë klasike).
Reperi Geolier doli i dyti, i ndjekur nga Annalisa, Ghali dhe Irama.
Në këtë mënyrë, përfundon edicioni i 74-të i Festivalit të Sanremos, i organizuar nga Amadeus dhe bashkëorganizuar mbrëmjen e fundit nga Rosario Fiorello.
Në natën finale morën pjesë 30 këngëtarë në garë, ku The Italian Army Band hapi aktivitetin duke interpretuar “Inno di Mameli”, himnin kombëtar italian.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta