“Festivali i Sanremos bardh e zi 1951-1976”, vitet e arta në 1 ekspozitë fotografie
Një ekspozitë e re fotografike në Torino shfaq vitet e hershme të arta të Festivalit Muzikor të Sanremos përmes fotografive te papublikuara me parë.
Një ekspozitë e re fotografike ofron një panorama te viteve të hershme të Festivalit Muzikor të Sanremos përmes momenteve të fshehura në prapaskenë.
Festivali i Muzikës në Sanremo të këtij viti do të fillojë së shpejti dhe Galeria e njohur e Torinos po hyn në frymën e festivalit me një ekspozitë të re fotografike mahnitëse.
Festivali filloi në vitin 1951, në epokën e pas Luftës së Dytë Botërore, si një propozim për të rigjallëruar ekonominë dhe reputacionin e Sanremos duke krijuar një ngjarje vjetore muzikore në qytet.
Veçanërisht, ajo shërbeu si frymëzim për Konkursin e këngës Eurovision dhe ka qene pikënisja e karrierës për disa prej artistëve më të arrirë të Italisë, si Andrea Boceli dhe Eros Ramazzotti.
Ekspozita e re e Gallery d’Italia e titulluar “No Age: Festivali i Sanremos Bardh e Zi 1951-1976”, përmban 85 foto të mrekullueshme nga Arkivi I Publifoto Intesa Sanpaolo.
Nga provat e këngëtarëve, pasarelat e artistëve rreth qytetit të vogël ligurian të Sanremos, si dhe dhomat e grimit, fotot e ekspozuara nxjerrin në pah momentet e fshehura jashtë skenës kur festivali mbahej në kazinonë historike të Sanremos.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit