Kryeministri Rama: Jemi gati të vaksinojmë të gjithë punonjësit shëndetësorë të Kosovës

25 Mars 2021 | 16:24

Nga Aeroporti i Rinasit, kryeministri Edi Rama tha se me vaksinat e siguara Shqipëria është gati të vaksinojë të gjithë bluzat e bardha të Kosovës.

Ai theksoi para gazetarëve se në Kosovë janë gjithsej 11 mijë punonjës shëndetësorë dhe vendi ynë është gati t’i ndihmojë në këtë drejtim.

“Kemi mundësi t’i japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës. Jemi gati që nesër të marrim përsipër vaksinimin të gjitha bluzat e bardha të Kosovës, anë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë dhe brenda 20 ditësh maksimumi, duke pasur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës në dy ditë ku bëmë vaksinimin e 500 personave, ne jemi gati të kryejmë vaksinim e të gjithëve”, tha kryeministri Rama.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë, që nuk ka siguruar ende asnjë dozë vaksinash kundër Covid-19. Në javën e kaluar, në qytetin e Kukësit 500 punonjës shëndetësorë të Kosovës morën vaksinat si dhuratë nga qeveria shqiptare.

Lexoni gjithashtu:

Mbërrijnë 192 mijë doza vaksinash kineze në Shqipëri 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026