Ishte kamufluar si dyqan rrobash të përdorura, detaje nga zbulimi i bazës së armëve
Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës. Deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa, municion, si dhe mina me telekomandë.
Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash të përdorura. Euronews, solli dhe pamjet e para nga vendngjarja ku dallohen dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat.
Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes këtë të hënë, 12 shkurt.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’, ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet