Scholz: Gjermania do ta arrijë cakun e NATO-s prej 2% të shpenzimeve të GDP

12 Shkurt 2024 | 17:50

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të hënën se industritë e mbrojtjes mund të llogarisin në rritjen e shpenzimeve ushtarake nga Qeveria e tij dhe se ajo do ta përmbushë përkushtimin e vet për t’i shpenzuar 2 për qind nga bruto prodhimi i brendshëm (GDP) për mbrojtjen e NATO-s.

Scholz foli pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, shkaktoi zemërim në mesin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara (SHBA) duke thënë se SHBA-ja mund të mos i mbrojë anëtaret e NATO-s, të cilat nuk janë duke shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen, kundër pushtimit të mundshëm nga Rusia.

Sa ishte president, Trumpi i kishte kritikuar publikisht vendet të cilat nuk e kishin përmbushur synimin e aleancës ushtarake për t’i shpenzuar 2 për qind nga GDP-ja e tyre për mbrojtjen e aleancës.

Scholzi tha të hënën se Gjermania dhe industria e mbrojtjes e Evropës duhet patjetër të fillojnë prodhimin e madh të armëve, pasi lufta në Ukrainë vuri në sipërfaqe vështirësitë e prodhuesve evropianë për t’i plotësuar kërkesat për municion.

Scholzi e vizitoi vendndodhjen e ardhshme të fabrikës së armeve Rheinmetall në Gjermaninë qendrore.

“Ne duhet të bëjmë prodhim të madh të pajisjeve të mbrojtjes. Jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjitha vendet evropiane duhet patjetër të bëjnë edhe më shumë për ta mbështetur Ukrainën”, tha Scholz.

“Zotimet që i kemi bërë deri tani nuk mjaftojnë. Vetëm fuqia e Gjermanisë nuk mjafton”, shtoi ai.

Scholz theksoi se industria ushtarake dhe e mbrojtjes e Gjermanisë mund të mbështetet tani në përkushtimin e Berlinit për ta arritur cakun e NATO-s për 2 përqindëshin.

“Kjo nevojitet urgjentisht. Sepse, pavarësisht sa i vështirë është ky realitet: ne nuk jetojmë në kohëra paqeje”, shtoi ai.

Rheinmetall, njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të predhave të artilerisë dhe tankeve në botë, nisi ta rrisë prodhimin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 2022, ku nevoja për municion është rritur tej mase, duke iu shkaktuar prodhuesve evropianë vështirësi për t’i plotësuar kërkesat.

“Ndërtimi i fabrikës sonë të re është rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të kohëve”, tha shefi ekzekutiv i Rheinmetall, Armin Papperger.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026