Lufta në Ukrainë, Franca akuzon Rusinë për fushatë manipulimi kundër Perëndimit

12 Shkurt 2024 | 20:32

Rusia ka shtuar përpjekjet e saj për të manipuluar informacionin dhe përhapur mashtrimin, duke synuar aleatët e Kievit në Perëndim, kanë thënë zyrtarë të ministrisë së jashtme franceze.

Sipas mediave të huaja, vendet ku përqendrohen këto manipulime, thuhet se përfshijnë Poloninë dhe Gjermaninë, përveç Francës.

Zyrtarët iu referuan mesazheve në platformat e mediave sociale, përfshirë X, dhe faqet e internetit si Sputnik, si “masive në shtrirje” dhe “të ndërlikuara në strukturë”.

Synimi i Moskës është të përforcojë suksesin e supozuar të Rusisë në luftën e Ukrainës, të justifikojë pushtimin e saj, të diskreditojë dhe pakësojë rezistencën ushtarake të Ukrainës dhe të minojë qëndrueshmërinë e civilëve, shtuan zyrtarët.

Fushata thuhet se shkon përtej luftës në Ukrainë.

Rusia thuhet se po përpiqet të pengojë ngjarjet e mëdha sportive, duke përfshirë Olimpiadën e Parisit dhe kampionatin evropian të futbollit në Gjermani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026