Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase

13 Shkurt 2024 | 08:38

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin më 13 shkurt se hapën zjarr në kufirin mes dy shteteve, përderisa Jerevani tha se dy ushtarë u vranë nga forcat azerbajxhanase në rajonin jugor të Siunikut.

Jerevani dhe Bakuja kanë zhvilluar dy luftëra – në vitet ’90 dhe më 2020 – mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që forcat azerbajxhanase e rimorën gjatë një ofensive të shkurtër vitin e kaluar.

“Njësitë e forcave të armatosura azerbajxhanase hapën zjarr me armë të vogla drejt pozicioneve luftuese armene afër fshatit Nerkin Hand”, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë përmes një deklarate.

Në njoftim u tha se dy ushtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se trupat armene hapën zjarr dy herë në orët e vona të së hënës në fshatin Kokanabi, në rajonin verilindor të Tovuzit.

Armenia hodhi poshtë këto pretendime.

Pas ofensivës së vitit të kaluar të Azerbajxhanit, nga Nagorno-Karabaku, i banuar pothuajse krejtësisht nga armenët etnikë, u larguan mbi 100.000 persona për në Armeni, duke nxitur një krizë të refugjatëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026