Zhytësi 100-vjeçar kryen zhytje në Kampionatin Botëror 2024

13 Shkurt 2024 | 09:44

Duke qëndruar në buzë të një pishine, 100-vjeçari Taghi Askari u përgatit të zhytej siç kishte bërë shumë herë më parë.

Iraniani fitoi një medalje argjendi dhe bronzi në Lojërat e para aziatike në 1951 dhe nuk e humbi kurrë pasionin e tij për këtë sport, shkruan CNN.

Në Kampionatin Botëror 2024 në Doha ai ishte konkurrenti më i vjetër.

“Unë e kam dashur zhytjen që në adoleshencë e deri më sot. Gjithmonë më ka pëlqyer zhytja. Asgjë nuk ka ndryshuar nga viti 1951 e deri më tani, përveç performancës sime!” i tha Askari World Aquatics.

Askari fillimisht e nisi zhytjen në një pishinë pranë shtëpisë së tij të fëmijërisë në Iran, ku fëmijët e tjerë po hidheshin me salto në ujë.

Aty u ndez një dashuri e përjetshme për zhytjen, dhe ai vazhdoi të fitonte medalje në Lojërat Aziatike dhe tituj kombëtarë.

“Kur konkurroja në nivel kombëtar, kampionati i fundit që bëra ishte kur isha 41 vjeç”, tha ai.

“Kam arritur një medalje të artë në nivel kombëtar dhe pas kësaj i kam thënë lamtumirë sportit, por të paktën me një medalje të artë”.

Gjatë kohës që kur Askari filloi zhytjen, sporti ka ndryshuar shumë.

Iraniani do të jetë në mesin e konkurrentëve në Kampionatin Botëror të Masters Aquatics – një garë e mbajtur menjëherë pas kampionatit elitar botëror të hapur për pjesëmarrësit mbi 25 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026