Ndahet nga jeta sportisti legjendar i Tiranës
Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare legjenda e mundjes, Petrit Hajdari.
Ish-sportisti i Tiranës, ishte një nga emrat më të njohur të mundjes në Shqipëri, i shpallur disa herë kampion kombëtar.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në facebook nga ish-kreu i KOKSH-it, Viron Bezhani, i cili shprehu vlerësimet më të larta për sportistin e njohur.
“U prehsh në paqe miku im Petrit Hajdari! Sot më duhet t’i them lamtumirë nga Dardha e Korçës, mundësit të shquar, mikut, sportistit dhe kolegut tim të mirë Petrit Hajdari. Një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e mundjes, jo vetëm atij të Tiranës por edhe të gjithë mundjes shqiptare për atë çfarë ka dhënë ky sportist për këtë sport. Respekti e mirënjohja ime shkon për kujtimin e këtij mundësi jo vetëm për atë që ka dhënë por edhe atë që ka transmetuar te brezat e rinj. Faleminderit nga zemra për gjithçka që i ke dhënë këtij sporti, duke qenë i bindur se për këtë kontribut të madh nuk do të harrohesh kurrë. Lamtumirë, Petrit Hajdari, nderi i mundjes tiranase”, shkruan Bezhani.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet