Hasani: Shqipëria në krye të OKB, histori suksesi

13 Shkurt 2024 | 14:06

Në mbyllje të mandatit për kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, e cilësoi sukses drejtimin e këtij forumi nga ana e Shqipërisë.

Sipas kryediplomatit shqiptar, Shqipëria i tregoi botës se di të japë kontributin e saj me aleatët në të mirë të paqes e stabilitetit.

“Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tregoi rolin dhe kontributin që vendet e vogla mund të japin në respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe trajtimin e çështjeve urgjente globale si multilateralizmi, ndryshimet klimatike dhe agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Gjatë kohërave më sfiduese, ne kemi dhënë një kontribut për paqen dhe sigurinë globale së bashku me vendet e njëmendta veçanërisht në adresimin e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës.

Përmbyllëm sot me miq dhe partnerë dy vite angazhim të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, plotësisht të bindur se investimi në paqe është pa diskutim investimi më i mirë për të ardhmen”, shkruan Hansani në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026