Inflacioni zbret në 3.4%, nga muaji dhjetor çmimet u rritën mesatarisht 0.5%
Viti 2024 e nis me rritjen më të ulët të çmimeve. Me një diferencë vetëm 0.5% ku në peshën më të madhe të shtrenjtimit mbizotërojnë si përherë, ushqimet dhe pijet jo alkolike. Rezultati më i ulët që nga nëntori 2021, inflacioni në janar zbriti në vlerën e 3.4%.
Rritja e çmimeve në janar u zbut, teksa inflacioni shënoi 3.4%, rezultati më i ulët që nga nëntori 2021.
Sipas INSTAT një vit më parë ai ishte 7.2%. Duket se inflacioni në vend po vijon drejt objektivit, teksa dhe çmimet e produkteve të konsumit, krahasuar me muajn dhjetor, u rritën vetëm 0.5% mesatarisht.
Krahasuar me vitin e kaluar, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga shtrejntimi i produkteve ushqimore dhe pijeve jo alkoolike, të cilat u rritën me 1.9 pikë, të pasuara nga shtrejntimi i qirasë, faturës së ujit dhe energjisë si dhe lëndët djegwse, të cilat u rritën me 0.44 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e mobiljeve, pajisjeve shtëpijake dhe ato të mirëmbajtjes së shtëpisë renditen të tretat, duke u rritur me 0.37%, pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani me 0.19 %.
Çmiet e hoteleve, restornateve dhe shërbimeve u rriten bashkarishtë 0.18%.
Argëtimi dhe kultutura shtrejntohet me 0.12 % krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Arsimi, shëndeti dhe shërbimet e komunikacionit mbeten thuajse të pandryshuara, duke reflektuar një çmim mesatarisht 0.07 % më i shtrenjtë.
Sa i takon ndryshimeve nga muaj në muaj, ushqimet janë sërish ato që mbajnë peshën më të madhe në rritjen mujore të çmimeve, duke u rritur nga dhjetori me 1.3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpiake dhe të mirëmbajtjes së shtëpisë” me 0,7 %, “Shëndeti” me 0,3 %, si dhe “Veshje dhe këpucë”, “Hotele, kafene dhe restorante” , “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,4 %.
Nga një nivel i ulët përgjatë dekadës së kaluar, inflacioni nisi të rritej nga kërkesa e lartë pas pandemisë në gjysmën e dytë të vitit 2021, teksa u intensifikua më tej pas luftës në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi