Rikthehet Europa League: Milani përballet me Rennes, Roma udhëton drejt Holandës
Milani nis rrugëtimin në Europa Lig mbrëmjen e kësaj të enjte, me kuqezinjtë të cilët përballen në shtëpi me ekipin e Rennes. Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropë sa i përket klubeve, rikthehet me 8 përballje interesante, ku skuadrat e eliminuara nga Champions përballen me ato të cilat u renditën në vendin e dytë në grupet e Europa League. 4 prej sfidave luhen në 18:45 dhe 4 të tjerat e mbetura në orën 21.
Sa i përket fashës së parë të orarit me shumë interes pritet përballja që do të luhet në Rotterdam mes Feyenoordit dhe Romës. Vendasit vijnë pas aventurës jo shumë të suksesshmë në Champions, ndërsa përballen me ekipin nënkampion të sezonit të shkuar. Italianët vijnë me ekipin e plotë, duke përjashtuar këtu vetëm Tammy Abraham, i cili mungon prej javësh, ndërsa në anën tjetër 4 lojtarë nuk janë në dispozicion të holandezëve.
Paralelisht luhen Galatasaray-Sparta Pragë, Shakhtar-Marsejë dhe Young Boys-Sporting. San Siro pritet të jetë i tejmbushur në mbrëmje, aty ku Milani do të vijojë operacionin Evropë. Shorti e përballi Milanin me Rennes, ndërsa është favorit për fitimin e përballjes, teksa listës së të dëmtuarve i është bashkuar dhe Calabria. Benfica po ashtu zbret në fushë në mbrëmje ku pret në shtëpi Toulousen, Braga sfidohet nga Qarabag, ndërsa Freiburg udhëton drejt Francës ku e pret Lens. Ndeshjet e kthimit luhen javën e ardhshme më 22 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta