Escobar në festën e Pavarësisë të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington

15 Shkurt 2024 | 14:49

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar dje një ceremoni për festimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku ka marrë pjesë edhe i Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar ka mbajtur fjalim në këtë ceremoni, që është organizuar në Bibliotekën ikonike të Kongresit.

“Një nder i madh për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të festuar 16 vjetorin e Pavarësisë, në Bibliotekën ikonike të Kongresit përkrah shumë miqve. I jemi mirënjohës Përfaqësuesit Ritchie Torres që u bashkua me mirësjellje si bashkë-pritës i këtij takimi dhe shumë anëtarëve të nderuar të Kongresit të SHBA që festuan së bashku Ditën e Pavarësisë. Falënderojmë Escobar për praninë dhe deklaratat në emër të Qeverisë së SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026