Vuçiç: Qëllimi kryesor dhe përfundimtar i Kurtit është të dëbojë serbët nga Kosova

12 Shkurt 2024 | 12:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se “qëllimi kryesor dhe përfundimtar” i Albin Kurtit është të dëbojë të gjithë serbët nga Kosova.

Vuçiç tha se “ishte e qartë se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk ishin aspak të kënaqura me veprimet e Kurtit, sepse nuk është një hap drejt shtensionimit, shkruan Euronews Serbia.

I pyetur për konkluzionet kryesore të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës dhe nëse situata mund të shkojë ngadalë drejt një kuptimi më të madh të qëndrimit serb, Vuçiç u përgjigj se nuk mund ta thotë këtë saktësisht, por se mund ta konfirmojë këtë.

“Pa dyshim, të paktën 13 nga 15 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së vunë re se vendimet e njëanshme të Kurtit, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe, nuk ishin të mirëseardhura, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Vuçiç theksoi rëndësinë që ka mundësia për të paraqitur të dhëna dhe shifra konkrete që hedhin dritë mbi “persekutimin e popullit serb në Kosovë dhe krijimin e kushteve të padurueshme për jetën e serbëve në Kosovë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026