Alarmi nga rrjetet sociale, UNICEF: Fëmijët bien ‘pre’ e shantazhit dhe bullizimeve
Fëmijët po kalojnë në internet më shumë kohë se kurrë më parë. Sipas raporteve të UNICEF në mbarë botën, çdo gjysmë sekonde një fëmijë hyn në internet. Ekspertët përllogarisin se çdo ditë më shumë se 180 mijë fëmijë përdorin internetin për herë të parë, për tu kthyer më pas përdorues të rregullt.
Për të aksesuar në platformat digjitale ata përdorin kryesisht smartphonët, por edhe tablet e kompjutera. Sociologët vërejnë se varësia e krijuar nga rrjetet sociale tek fëmijët është e rrezikshme pasi ata mund të ekspozohen ndaj gjuhës së urrejtjes, përmbajtjes së dhunshme duke përfshirë mesazhe që nxisin vetëdëmtim dhe madje edhe vetëvrasje.
“Të kaluarit për një kohë shumë të gjatë në rrjete, ato mund të bëhen pjesë e krimit kibernetik, shantazhit emocional, bullizmit online apo vënies në lojë në grupe të ndyshme nga bashkëmoshatarët e tyre, kur dihet që për grupmosht e vogla. mendimi i bashëkmoshatarëve është mjaft përcaktues dhe i rëndësishëm”, tha sociologia Entela Binjaku.
Sipas të dhënave të UNICEF, 1 në 10 nxënës rrezikon varësinë nga video – lojërat apo të bullizohet. Më shumë se 1/ 3 e të rinjve nga 30 vende raportojnë se janë ngacmuar online, e për pasojë 1 në 5 braktisin shkollën për shkak të këtyre ngacmimeve. Ndërkohë rreth 80% e fëmijëve raportojnë se ndjehen të rrezikuar nga abuzimi seksual ose shfrytëzimi në internet.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta