Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e Biden me kompaninë ukrainase

16 Shkurt 2024 | 09:50

Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) është akuzuar për fabrikimin e një skeme ryshfeti shumëmilionëshe që përfshin presidentin Joe Biden, djalin e tij Hunter dhe një kompani energjetike ukrainase.

Kjo çështje është në qendër të përpjekjeve të republikanëve për hetim ndaj Bidenit në Kongresin amerikan.

Alexander Smirnov në mënyrë të rreme ka raportuar te FBI-ja në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë energjetike ukrainase, Burisma, kanë paguar Hunter dhe Joe Biden 5 milionë dollarë për secilin në vitin 2015 ose 2016, thanë prokurorët në aktakuzën e ngritur. Smirnov i tha FBI-së se një drejtues i kishte pretenduar se kishte punësuar Hunter Bidenin për të “na mbrojtur, përmes babait të tij, nga të gjitha problemet”, u tha në dokumentet e gjykatës.

Prokurorët thanë se në fakt Smirnov kishte raporte rutinore biznesore me kompaninë në vitin 2017 dhe ai i bëri këto akuza për ryshfet pasi “shprehu paragjykime” kundër Joe Bidenit kur ai ishte kandidat për president.

Smirnov, 43 vjeç, doli para gjykatës në Las Vegas të enjten, pasi ndaj tij u ngrit akuzë për deklarim të rremë. Ai nuk u deklarua rreth akuzës ndaj tij. Gjykatësi urdhëroi që të gjithë të largoheshin nga salla e gjyqit, pasi mbrojtësja publike federale, Margaret Wightman Lambrose, kërkoi që seanca të ishte e mbyllur në kohën kur do të jepeshin argumentet lidhur me dokumentet konfidenciale të gjykatës. Ajo nuk pranoi të komentonte për rastin.

Pretendimet e informatorit kanë qenë në qendër të përpjekjeve të republikanëve në Kongres për të hetuar presidentin Biden dhe familjen e tij, dhe deklarimet e tij kanë ndihmuar që të niste procedura për hetimin ndaj Bidenit në Dhomën e Përfaqësuesve. Një avokat i Hunter Biden, tha se aktakuza tregon se hetimi “është bazuar në pretendime të pandershme, të pabesueshme dhe në dëshmitarë”.

Pas njoftimit të gjyqësorit, ligjvënësi kryesor demokrat në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jamie Raskin, kërkoi që të përfundonte hetimi ndaj Bidenit.

Raskin tha se pretendimet e republikanëve ndaj Bidenit “gjithmonë kanë qenë gënjeshtra të ndërtuara mbi teori konspirative”.

Por, udhëheqësi republikan i këtij komiteti, James Comer, e minimizoi rëndësinë e informatorit, i cili ishte figurë kyçe për nisjen e hetimit të republikanëve ndaj Bidenit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026