Presidenti Macron letër Osmanit për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar homologen e tij, Vjosa Osmani, për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një letre, Macron thotë se Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga shpallja e Pavarësisë, 16 vite më parë.
Po ashtu, ai tha se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe i kërkoi autoriteteve të Kosovës që të marrin vendime të guximshme.
“Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macronit, dërguar Osmanit.
Më tej, Macron tha se derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përben një sfidë parësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta