Kosova gjen trajnerin e ri, tekniku gjerman mbërrin në Prishtinë

16 Shkurt 2024 | 15:53

Franko Foda pritet të jetë trajneri i ri i Kosovës në futboll. 57-vjeçari i lindur në Gjermani, ka më tepër se 2 dekada si trajner, ndërsa prej 2022-shit ka drejtuar Zyrihun në Zvicër. Sipas informacioneve të qarkulluara ai ka arritur akordin me Federatën, ndërsa zyrtarizimi ende nuk është bërë. Sa i përket trofeve të fituar, ai numëron një kampionat në Austri dhe një kupë.

Franko Foda

Sipas mediave kosovare, Foda ka mbërritur këtë të premte në Kosovë me një udhëtim nga Vjena në Prishtinë.

Në orët në vijim pritet të mbahet dhe një takim me zyrtarët e FFK-së për të finalizuar marrëveshjen.

Nëse zyrtarizohet, trajneri gjerman do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet miqësore të marsit.

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

Sakaq ndeshja e tretë miqësore është planifikuar në Oslo kundër Norvegjisë më 5 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026