Presidenti Begaj letër urimi Vjosa Osmanit: Jemi pranë Kosovës, përballë çdo sfide

16 Shkurt 2024 | 20:35

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i ka dërguar homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmanit një letër urimi me rastin e 16-vjetorit të shpallje së pavarësisë së Kosovës.

Begaj ka shkruar se 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është një ditë e shënuar për mbarë kombin shqiptar dhe një shembull që tregon se shqiptarët janë kontribuues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

Begaj gjithashtu shprehet se Shqipërisë do jetë gjithnjë në krahë të Kosovës:

“Shqipëria do jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi apo sfide, si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”,-shkruan Begaj.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026