Menaxhimi i pasojave të tërmetit, qarku i Durrësit i vë notë qeverisë dhe opozitës

25 Mars 2021 | 20:39

Qytetarët e Durrësit i vunë notë punës së qeverisë për tërmetin në sondazhin zgjedhor të Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.

60.6% e të anketuarve dhanë një vlerësim pozitiv për qeverinë socialiste në mënyrën si menaxhoi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa 39.4% e tyre negativisht.

Ndonëse shumica e qytetarëve  ishin të kënaqur me mënyrën e adresimit të pasojave, vetëm 16.9% e tyre u përgjigjën se puna ishte “shumë pozitive”, ndërsa të tjerët u përgjigjën disi pozitive.

Lidhur me masat e marra nga qeveria për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti i nëntorit, mbizotëron një vlerësim pozitiv (64.5%), përkundrejt atij negativ (35.5%).

Vlerësimi për tërmetin by Euronews Balkans

Nga ana tjetër sondazhi zbuloi edhe vlerësimin e qytetarëve të Durrësit për përpjekjet që ka bërë Partia Demokratike sa i takon pasojave të tërmetit.

43.9% e tyre vlerësuan pozitivisht punën e PD-së ndërsa 53.7% e tyre e vlerësuan negativisht.

Sipas të dhënave 38.7% e personave të pyetur në rang kombëtar u përgjigjën se puna e PD-së ka qenë pozitive ndërsa 56% e tyre dhanë një vlerësim negativ.

Metodologjia

Sondazhi u shtri në zonat urbane dhe rurale të qarkut të Durrësit ku u realizuan 660 intervista ballë për ballë gjatë periudhës 7-17 mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021