Preferenca për kryeministrin, Basha dhe PD performon më mirë në Durrës në krahasim me veten në nivel kombëtar
Sondazhi zgjedhor “Barometri Politik” i Euronews Albania dhe MRB zbuloi se në qarkun e Durrësit 45.6% shohin si më të përshtatshëm për kryeministër Edi Ramën, përkundrejt 38.3% që mbështesin kryeopozitarin Lulzim Basha.
Për kryeministrin aktual shifra është e njëjtë me atë të rangut kombëtar, ndërsa për Bashën mbështetja shfaqet më e lartë në qarkun e Durrësit se rangu kombëtar (32.2%).
Shifra e atyre që u përgjigjën që nuk preferonin asnjë prej tyre ishte 15%, shifër kjo më e ulët sesa rangu kombëtar (19.2%)
Pyetur lidhur me opinionin e tyre për tre liderët kryesorë të partive në zgjedhje, Rama, Basha, Kryemadhi dolën këto rezultate:
Mendim pozitiv
Edi Rama – 53.6%
Lulzim Basha – 46.3%
Monika Kryemadhi – 25.4%
Preferenca për kryeministër by Euronews Balkans
Pra, 53.6% e të anketuarve kanë një mendim pozitiv për kryeministrin Rama ndërsa 46.1% jo.
Lulzim Basha, sipas të dhënave, gëzon mendimin pozitiv të 46.3% të qytetarëve ndërkohë që 53.3% mendojnë negativisht.
25.4% e të pyeturve në Durrës kanë një mendim pozitv për kryetaren e LSI-së dhe 74.4% e tyre mendojnë të kundërtën.
Sipas sondazhin rezulton të jetë kryeministri Rama ai që ka pëlqyeshmërinë më të madhe nga qytetarët e Durrësit, ndërkohë që bie në sy diferenca e madhe e të anketuarve që kanë një mendim negativ për Kryemadhin me ata që mendojnë pozitivisht.
Metodologjia
Sondazhi u shtri në zonat urbane dhe rurale të qarkut të Durrësit ku u realizuan 660 intervista ballë për ballë gjatë periudhës 7-17 mars.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West