“Si kaposhi në majë të plehut”- Eksperti: Kush janë veprimet që e dëmtojnë Kosovën
Eksperti i sigurisë, Redjon Qirjazi, është shprehur se në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, politika në Prishtinë dhe Tiranë duhet të mos ishte e përçarë, por e bashkuar.
Komentet Qirjazi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se disa vendime të qeverisë së Kosovës, si ai për dinarin, janë të parëndësishme dhe prishin marrëdhëniet e saj me partnerët ndërkombëtarë.
Ai tha gjithashtu se shpresonte që kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti të bënin më shumë për të qenë të bashkuar dhe për të lënë pas hatërmbetjet e vogla.
“Këto momente është e rëndësishme të festohen, sepse forcojnë identitetin e atij si shtet i ri. Shërbejnë për të rishikuar dhe bërë analiza të mëparshme dhe të përcaktojnë zhvillimet më tej. Viti i fundit në Kosovë ka pasur shumë zhvillime dhe ka pasur momente që Politika e Kosovës duhej të ishte më e bashkuar.
Një gjë tjetër që mund të evidentoja është ‘I lirë në miell dhe i shtrenjtë në krunde’, kemi raste që politikanët në Kosovë për gjëra të parëndësishme, qoftë edhe pakonsultim, kemi rastin e dinarit, kur partnerët ndërkombëtarë thanë nuk është e nevojshme të bëhej. Kemi raste që dy ministra vajtën të rrëzonin një tabelë me figura të serbëve të rëndësishëm në veri të Kosovës.
Këto ngjarje të bëjnë të dukesh si kaposhi në majë të plehut dhe nuk sjellin ndonjë gjë të madhe. Të shtrihet dora e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe të harrohen këto përplasjet e vogla. Mund të kesh të drejtë, por është e rëndësishme fuqia. Fuqia është kur ke një zë që të përkrah”, tha Qirjazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor