Ka zgjedhur Kosovën| Rrëfehet blogerja bjelloruse: Çfarë më pëlqen te shqiptarët

17 Shkurt 2024 | 17:42

Blogerja nga Bjellorusia, Olga Grigorieva, e cila ka zgjedhur të jetojë në Kosovë, ka treguar në Euronews Albania disa nga arsyet për këtë vendim.

Ajo tha se ka vizituar edhe disa qytete të Shqipërisë, por sipas saj, në Kosovë i pëlqen qetësia, mungesa e trafikut dhe jeta pa stres.

Po ashtu ajo tha se te shqiptarët i pëlqen që ata e duan traditën dhe kanë familje të mëdha, por shtoi se ajo që nuk i pëlqen është se janë shumë tipa emocional.

“Unë jetoj në Kosovë prej një viti e gjysmë, por vetëm 2 muaj kam që mësoj shqip. Kam një mësuese të mrekullueshme që quhet Liza dhe me atë u dashurova me gjuhën shqipe. Ka edhe një faqe interesante Albania Language. Kur unë flas kam shumë stres, por është normale, për dy muaj. Kur isha 18 vjeç vizitova Emiratet Arabe, isha një muaj atje.

Pastaj në Armeni 1 muaj tjetër dhe pastaj vizitova për pushime Shqipërinë bashkë me shoqen time. Kaluam një muaj në Sarandë, një muaj në Vlorë, një muaj në Durrës dhe një muaj në Tiranë. Pastaj takova një shok nga Kosova dhe vizitova Kosovën. Kur mbërrita në Kosovë, vendosa të qëndroj këtu.

Më pëlqen Shqipëria shumë, por për punë dhe pushimë është shumë mirë, por për jetë jo. Në Kosovë është shumë qetë, pa trafik, pa stres dhe jeton shumë qetë. Tani jetoj në Prishtinë. Njerëzit ndihmojnë çdo ditë. Natyra dhe qytetet e bukura, malet, prandaj udhëtoj shumë shpesh. Shqiptarët për mua e duan shumë traditën, dëgjojnë shumë muzikë tradicionale, kanë familjen e madhe. Por nuk më pëlqen që janë shumë emocional”, tha Grigorieva.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026