Shembet një pjesë e urës në aksin rrugor Korçë-Ersekë

18 Shkurt 2024 | 09:13

Një pjesë e urës në aksin rrugor Korçë-Ersekë është shembur. Shembja ka ndodhur vetëm një ditë më parë e sipas të dhënave bëhet fjalë për një nga urat në lotin e dytë të rrugës e cila është në ndërtim e sipër.

Punimet e këtij loti sipas kontratës kanë filluar në Qershorin e vitit 2022 dhe duhet të përfundojnë në qershor të këtij viti.

Edhe pa përfunduar punimet loti i dytë ka qenë i aksesueshem për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks jo vetëm në drejtim të Ersekës dhe Leskovikut por edhe ata të cilët e kanë përdorur këtë rrugë nacionale për të udhëtuar drejt jugut.

Burime pranë firmës thanë se është ngritur grupi i punës me inxhinierë gjeologë për të mësuar cilat kanë qenë shkaqet që sollën një situatë të tillë. I njëjti burim tha se pasi të jenë mësuar shkaqet do të fillohet menjëherë nga puna për normalizimin e situatës së krijuar.

Probleme për sa i përket rrëshqitjes së dherave dhe shembjes se barrierave të betonit në anë të rrugës ka dhe në segmente të caktuara të lotit të parë.

I kontaktuar, drejtori i ARRSH Korçë Ardit Mele tha se vetëm pas pak ditësh do të riparohen të gjithë defektet e shkaktuara nga kushtet atmosferike, punë që kryhen pas çdo dimri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026