Durrësi, majtas apo djathtas? Arbjan Mazniku debat me gazetarin mbi sjelljen votuese ndër vite
Prirjet politike në qarkun e Durrësit u diskutuan këtë mbrëmje në emisionin “Barometri Politik” në Euronews Albania.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, thotë se ky qark prej 14 vitesh ka pasur një besnikëri ndaj ofertave të Partisë Socialiste.
“Durrësi ka që në 2007 që voton në mënyrë sistematike një kryetar bashkie të Partisë Socialiste. 14-15 vjet është histori e re, ku në katër cikle elektorale është sistematike në një krah dhe është i majtë. 14 vjet në një krah politik janë mjaftueshme për të thënë se kemi të bëjmë me një qëndrueshmëri politike. Durrësi ka qenë më djathtas deri në 2003, por ka 14 vjet, që nuk është.”
Gazetari Neritan Sejamin theksoi se qyteti i Durrësit ka pasur histori përmbysjesh në vota, ku përmendi vitin 2005, në të cilin Partina Demokratike fitoi bindshëm kundër PS.
“Durrësi është një nga qytetet, që ka pasuar përmbysje totale. Në 2005 PD, e ka shpartalluar Partinë Socialiste”, tha ai.
Pedagogia dhe drejtuesja e IDMC-së, Jonila Godole, tha se në Durrës ka gjasë që të rritet Partia Demokratike, por e gjithë kjo shtoi ajo do varet nga ecuria e fushatës.
“Opozita mundet, që të rritet edhe më shumë, por do shohim se si do vijojë fushata”, theksoi Godole.
Lexoni gjithashtu:
Menaxhimi i pasojave të tërmetit, qarku i Durrësit i vë notë qeverisë dhe opozitës
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës