Ukraina raporton për viktima nga sulmet ruse

18 Shkurt 2024 | 11:18

Të paktën tre persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa që ka kryer Rusia në lindje të Ukrainës në 24 orët paraprake, thanë zyrtarët ukrainas më 18 shkurt, duke shtuar se trupat ukrainase kanë zmbrapsur një ofensivë ruse në frontin jugor.

Trupat e dy viktimave janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese banimi në qyteti Kramatorsk, që u godit nga një sulm me raketa gjatë natës, tha Vadym Filashkin, guvernator ushtarak i rajonit të Donjeckut. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në vendngjarje, shkroi ai në Telegram.

Të paktën një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ndaj një ndërtese dykatëshe në rajonin fqinj të Harkivit, tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të kësaj province.

Në buletinin ditor të ushtrisë ukrainase u tha se në 24 orët paraprake janë zhvilluar 82 përleshje ushtarake mes forcave të Kievit dhe forcave pushtuese ruse.

Forcat ukrainase “mposhtën ofensivën ruse dje në sektorin e Zaporizhjës”, duke shkatërruar 18 autoblinda dhe duke detyruar forcat ruse që të tërhiqen “në pozicionet e tyre të mëhershme”, u tha në buletin.

Ushtria ruse, në 24 orët paraprake, kreu 13 sulme me dronë, 104 sulme ajrore dhe 169 sulme me sisteme raketore, duke shënjestruar pozicione të trupave ukrainase, por edhe zonat e banuara, tha ushtria ukrainase.

Rusia po ashtu ka lëshuar 14 dronë sulmues, të llojit Shahed, 12 prej të cilave u shkatërruan para se të arrinin cakun. Raketat tokë-ajër po ashtu janë shkatërruar dhe një avion luftarak rus është rrëzuar, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Sulmet ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha si në ndërtesat private, ashtu edhe në ato industriale. Një shkollë u shkatërrua në qytetin e Sllovjanskut, dhe vullnetarët po kërkojnë për viktima të mundshme dhe persona të bllokuar nën rrënoja, thanë zyrtarët.

Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026