Ukraina tërheq trupat nga fronti në Avdijivka

17 Shkurt 2024 | 11:27

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të shmangin rrethimin, njoftoi komandanti i ri i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, më 17 shkurt.

Me tërheqjen nga ky qytet në lindje, Kievi i ka dhënë fitoren më të madhe simbolike Rusisë, pas dështimit të kundërofensivës së Ukrainës verën e vitit të kaluar.

Për muaj të tërë, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdijivkës. Marrja e këtij qyteti është fitimi më i madh i territorit për forcat ruse që kur ato morën qytetin lindor të Bahmutit majin e kaluar dhe kjo fitore po ndodh pak para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Kam vendosur të tërheq njësitë tona nga qyteti dhe të ndryshoj mbrojtjen në vija më favorizuese”, tha Syrskiy përmes një postimi në Facebook.

“Ushtarët tanë kanë kryer detyrat e tyre ushtarake me dinjitet, kanë bërë gjithçka që kanë mundur për të shkatërruar njësitë më të mira të ushtrisë ruse dhe kanë shkaktuar dëm të madh tek armiku”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026