Sulmet e fundit me raketa dhe dronë, Ukraina e Rusia raportojnë për viktima
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer sulme raketore dhe me dronë të enjten. Të dyja palët kanë raportuar për të vrarë dhe të plagosur në mesin e civilëve nga këto sulme.
Ukraina lëshoi sirenat për të paralajmëruar për sulme ajrore, pasi ishin vërejtur avionët luftarakë rus, MiG-31, të cilët ishin ngritur nga fushat ajrore ushtarake brenda Rusisë.
Oleh Synyehubov, guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Harkiv, tha se numri i të vrarëve gjatë sulmeve raketore ruse gjatë natës në fshatin Veliki Burluk në afërsi të kufirit me Rusinë, është ngritur në pesë, pasi u nxor trupi i një gruaje 27-vjeçare nga rrënojat.
“Deri tani, pesë civilë janë vrarë – tri gra të moshës 74, 54 dhe 27 vjeçe, si dhe dy burra të moshës 41 dhe 53 vjeçe”, shkroi Synyehubov në Telegram, shkruan REL.
Mbrojtja Ajrore e ushtrisë ukrainase raportoi se i ka rrëzuar 13 nga 26 raketat e shkrepura nga Rusia në valën e fundit të sulmeve ajrore të enjten.
Ndërkohë, mediat ruse raportuan se raketat ukrainase e goditën një qendër tregtare në qytetin perëndimor, Belgorod, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belegorodit, tha se së paku pesë njerëz u vranë dhe se u shkaktuan dëme të mëdha.
“Sipas të dhënave të para, pesë njerëz u vranë në Belgorod, përfshirë një fëmijë, ndërsa u plagosën 18 të tjerë, prej të cilëve pesë fëmijë”, shkroi Gladkov në Telegram.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj ajrore i rrëzuan 14 raketa ukrainase mbi rajonin e Belegorodit. Ministria nuk përmendi viktima apo dëme.
Ukraina nuk ka komentuar rreth pretendimeve ruse, të cilat nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
- 12:13 Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
- 12:05 Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka