‘Karrocën e rotacionit duhet ta drejtojë PD’, Manjani tregon tre misionet e partisë më të madhe të opozitës

25 Mars 2021 | 21:44

Ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani u shpreh i bindur në qëndrimin e tij se nëse në 25 prill në Shqipëri do të ndodhë një rotacion politik, atë duhet ta drejtojë partia më  e madhe e opozitës, që është Partia Demokratike, ndërsa LSI sipas tij është një parti komplementare, kontributi i të cilës është i nevojshëm por jo i rëndësishëm.

Sipas z. Manjani, Partia Demokratike ka tre misione të rëndësishme, të cilat duhet t’i adresojë në Durrës, që është një qark me potencial, por edhe në të gjitha qarqet e tjera.

“Nëse vërtetë do ketë rotacion, bazën e këtij rotacioni politik në vend duhet ta bëjë PD, e cila ka tre misione; e para duhet të rikuperojë veten nga 2017.

E dyta, duhet të kompensojë balancat apo gropat që mund të krijohen për shkak të LSI, e cila nuk është më ajo që ka qenë dhe e treta duhet të kompensojë hilenë që është bërë me formulën e koalicioneve, në mënyrë të njëanshme nga socialistët”, tha z. Manjani.

Për ish-ministrin e Drejtësisë LSI mbetet në pikëpyetje pasi largimi i Lefter Kokës e ka dëmtuar pozitën e kësaj partie në qarkun e Durrësit, duke krijuar një gropë për këtë subjekt politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021