Manaj dhe Uzuni konfirmojnë formën fantastike, shënojnë supergola
Fundjava që lamë pas ishte e suksesshme për futbollistët e kombëtares shqiptare, të cilat vijojnë të bëjnë mirë me ekipet e tyre. Manaj në Turqi, Uzuni në Spanjë, Daku në Rusi apo dhe Muçolli në Suedi, ishin disa nga lojtarët të cilët lanë gjurmë. Me Sivasspor, sulmuesi lushnjar është lider absolut, ku arriti të gjente një tjetër gol. Bëhet fjalë për Rey Manaj, që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke regjistruar kështu golin numër 13-të në elitën e futbollit turk.
Ndaj Hatayspor ishte lojtari më i vlerësuar me notën 7.9. Në kampionatin spanjoll Myrto Uzuni u rikthye tek goli në sfdiën ndaj Almerias. Ekipi i tij ishte në disavantazh deri në minutën e 75’, aty ku Uzuni riktheu ekuilibrat me një gol të bukur, si dhe i dha 1 pikë skuadrës së tij. Arbnor Muçolli shënoi dy gola të tjerë në sfidën e kupës të Goteborg ndaj United Nordic. Muçolli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe dha një kontribut të madh në fitoren 4-3 të skuadrës së tij.
Mirling Daku po ashtu gjeti rrugë ne rrjetës me Rubin Kazan edhe pse në një miqësore ndaj Gangëon. Ekipi rus fitoi në shifrat 2-0, ndërsa shqiptari shënoi golin e dytë, duke mposhtur me shumë qetësi nga brenda zonës portierin kundërshtar. Të tjera futbollistë u aktivizuan si titullarë me ekipet respektive, teksa edhe Kristjan Asllani luajti përreth 30 minuta në ndeshjen që Interi fitoi ndaj Salernitanës 4-0.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta