Shkëputet Leverkuseni në krye, Bayerni “dorëzohet” ndaj Bochum

19 Shkurt 2024 | 12:47

Humbjet e Bayernit tanimë nuk janë më një surprizë, por ajo dyshimet natyrisht nuk mungojnë, për faktin se si kjo skuadër po humbet ndaj cdo kundërshtari. Në 3 sfidat e fundit të luajtura, rekordmenët e Gjermanisë nuk kanë asnjë fitore, duke nisur nga disfata me Leverkusenin, më pas humbja ndaj Lazio në Champions dhe të dielën në transfertën me Bochum. Ajo çka aktualisht mund të kuptohet është se pozitat e trajnerit Tuchel janë duke u lëkundur, e me gjasa ky i fundit mund ta mbyllë aventurën para kohe.

Për t’u rikthyer tek e diela, Bayern u mposht nga Bochum me përmbysje 3-2, duke konfirmuar dhe një herë tjetër që nuk është gati për garën për titull. Gjithçka nisi mirë për bavarezët që shënuan të parët me Musialan, por vendësit përmbysën që në pjesën e parë me Asano e Schlotterbeck, teksa në fraksionin e dytë i dërguan shifrat në 3-1 me anë të Stoger. Upamecano u ndëshkua sërish me kartonin e kuq ashtu si ndaj Lazio, duke lënë ekipin në inferioritet numerik, por pavarësisht këtij fakti Kane ngushtoi diferencën e golave në 3-2, aq sa do të ishte dhe rezultati përfundimtar.

Bayern nuk po gjen qetësi e po ashtu dhe Tuchel, i cili në rast të një eliminimi të mundshëm nga Liga e Kampionëve, me gjasë do t’i lironte vendin dikujt tjetër, teksa pakënaqësitë ndaj tij janë jo vetëm për rezultatet, por edhe për merkaton e deri më tani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026