Monza i shkakton disfatë Milanit, kuqezinjtë pësojnë 4 gola
Milani ka humbur mundësinë më të mirë për të parakaluar Juventusin në tabelën e klasifikimit në kampionatin italian, me kuqezinjtë të cilët u mposhtën në shifrat 4-2 nga Monza. Përballja e luajtur në transfertë pa një Milan me shumë ndryshime në formacion, me Piolin që u dha kohë lojtarëve të qetësohen pas asaj performance të shkëlqyer ndaj Rennes në Europa League.
Gabimet e mbrojtjes kuqezi ishin të shumta, teksa nga një i tillë do të vinte goli i parë. Pessina shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa po brenda fraksionit të parë, Dany Mota dyfishoi avantazhin në 2-0. Rikthimi i disa prej titullarëve në fushë në fraksionin e dytë tek Milan ndikoi menjëherë, me Giroud që ngushtoi diferencën dhe Pulisiç që riktheu ekuilibrat. Kur u duk se Milani mund të regjistronte përmbysjen e madhe, Colombo e Bondo shënuan sërish për Monzën, duke vulosur fitoren 4-2. Kuqezinjtë humbasin kështu mundësinë për tu ngjitur të dytët.
Më herët ishte Roma që mori një tjetër fitore nën drejtimin e De Rossit. Kundërshtari i radhës ishte Frosinone, ndërsa kryeqytetasit arritën të shënojnë 3 gola në transfertë. Hujisen zhbllokoi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë Azmoun e Paredes dërguan shifrat në 3-0. Edhe Bologna mori një 3 pikësh me shumë vlerë ndaj Lazios në transfertë duke u ngjitur përkohësisht në vendin e pestë. Vendësit kaluan të parët në avantazh me Isaaksen, por Azzouzzi dhe Zirkzee përmbysën gjithcka duke zhvendosur fitoren drejt Bolognas në të 4-tin triumf radhazi. Dy përballjet e tjera Empoli-Fiorentina dhe Udinese-Cagliari u mbyllën në barazim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkëputet Leverkuseni në krye, Bayerni “dorëzohet” ndaj Bochum
- Shqipëria fiton medalje ari në Kampionatin Europian, Dudaev shpallet kampion
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme