Vit i mbarë për energjinë elektrike, HEC-et prodhuan 8.8 mln megavat
Viti 2023 rezulton një vit i mbarë për sektorin energjtik. Të dhënat vjetore tregojnë sasia e prodhuar nga hidrocentralet dhe impiantet diellore arriti në 8.8 mln megavat ose 1.8 mln më shumë se sasia e vitit 2022.
Kushtet klimatike, me shirat sezonalë të vjeshtës e dimrit, bënë që Fierza të ruante kuota maksimale përgjatë gjithë vitit, e madje në janar, maj e qershor të regjistronte nivelin e ujit më të larë në 35 vjet.
Sa i përket konsumit, nevojat e familjeve dhe biznesit ishin për 7.9 mln Megavat energji, pra për afro 900 mijë megavat më pak se prodhimi total.
Bilancet tregojnë se edhe humbjet e energjisë kanë zbritur në nivelin 18.9% nga 19.7 që ishin në 2022. Investimet në rrjet kanë ulur këtë nivel, ndërkohë që fenomeni i vjedhjes së energjisë vazhdon, megjithë aksionet që janë bërë për të zbuluar e ndëshkuar shkelësit.
Pas krizës së vitit 2022, Shqipëria ka ndryshuar politikat në sektorin energjitik, duke investuar për të rritur prodhimin, si garanci që vendi të përfitojë dhe të mos ketë probleme pas vitit 2030.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal