Autobotë me ujë e pajisje për bllokimin e valëve, masat e marra për protestën
Ditën e sotme do të mbahet te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë protesta e opozitës.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetet nga anëtarët e “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit, por jo nga PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.

Tubimi pritet të nisë në orën 17:30 dhe kjo është protesta e parë Kombëtare, që prej disa muajsh.
Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e kësaj proteste. 1100 forca policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren, ndërkohë që në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Autobotet me ujë janë vendosur në pjesën pas Kryeministrisë dhe do të përdoren për të shpërndarë turmën në rast se do të ketë trazira.

Mbi godinën e Kryesisë së Kuvendit janë instaluar pajisje për bllokimin e valëve ndërkohë që shtyllat e ndriçimit pranë kryeministrisë janë lyer me graso për të shmangur ngjitjen në to të protestuesve, siç ka ndodhur në protestat e mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë