Faza me eliminim e Champions: Barcelona udhëton drejt Napolit, Porto sfidon Arsenal
Të mërkurën mbyllen ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, ku në fushë zbresin 4 skuadrat e fundit. Sytë janë drejt Napoli-Barcelona, ndërsa në Dragao, Porto vendase sfidon Arsenalin. Italianët tashmë me një teknik të ri pas largimit të Walter Mazzarit, ndërsa drejtimin e skuadrës e ka marrë Francesco Calzona, një emër i njohur për napoletanët. Forma që po kalojnë kampionët e Italisë nuk është e qëndrueshme, ndërsa në anën tjetër edhe Barcelona ka pësuar luhatje.
Kjo është hera e 3-të që këto dy ekipe ndeshen në Ligën e Kampionëve së bashku, ku njëra prej tyre ui fitua nga blaugranët, ndërsa tjetra u mbyll në barazim. 4 lojtarë nuk janë në dispozicion të Xavit, Alonso, Balde, Gavi dhe Ferran Torres, në anën tjetër Zielinski i cili nuk aktivizohet prej kohësh. Në 5 përballjet e fundit katalanasit kanë fituar 3 e barazuar 1, ndërsa Napoli ka fituar vetëm 1 prej tyre, ndërsa regjistron dhe 2 humbje. Gjykimi në këtë kryendeshje të sotme i është besuar gjermanit Felix Zvajer.
Në Portugali, Porto vendëse pret Arsenalin, ndaj kujt do të provojë me cdo mënyrë për të marrë një rezultat pozitiv edhe pse diferencat mes skuadrave janë të mëdha. Mikel Arteta vjen me mungesa kyce në këtë sfidë mes tyre dhe Gabriel Jesus e Zinchenko, teksa edhe Taremi mungon tek portugezët për shkak dëmtimi. Londinezët renditen në vendin e 3-të në Premier League me 5 fitore radhazi në ndeshjet e fundit, kundrejt Portos me 3 fitore në 5 javë, ndërsa në kampionat renditet i treti. Favorit cilësohet ekipi britanik, por Porto në të shkuarën e ka treguar se mbetet ekip i fortë në shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin