“Nuk e ndjek opozitën”, Rama tregon nëse do kalojë nesër në votim amnistia

21 Shkurt 2024 | 19:15

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbylljes së mbledhjes online të Asamblesë së PS.

Kreu i qeverisë u pyet dhe për protestën e opozitës se zhvilluar ditën e djeshme, duke thënë se nuk e ndjek fare opozitën, pasi për të nuk ka interes.

Përsa i përket kalimit të ligjeve në një kohë shumë të shkurtër, u shpreh se ligjet mund të kalojnë me kohë të gjatë nëse do  të kishte kushte në sallë, duke lënë  të nënkuptohet se janë tensionet e opozitës që nuk e bëjnë të mundur një gjë të tillë.

“Nuk kam informacion për organizimin e opozitës, nuk e ndjek opozitën se nuk kam interes. Ne nuk kemi një problem sot për sot as me kritikat dhe as me vet kritikën. Sot ishte dita për të reflektuar mbi to dhe për të vazhduar punën. Reflektimi ishte shumë pozitiv nga të gjithë. Ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtër sepse në sallë nuk ka kushte që ligjet të kalojnë për një kohë të gjatë.

I pyetur se a do të kalojë nesër amnistia në votim, kreu i qeverisë u shpreh: Nuk jam në dijeni të agjendës nesër. Unë në Kuvend shkoj si një deputet dhe ndjek rendin e ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha komenton deklaratat e Ramës në Financial Times: Urrejtje ndaj shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e cilësuar si një gjuhe të papranueshme në...
13:45 | 23/06/2026

Rama bëri thirrje me foton e tij, qytetari i përgjigjet Kryeministrit

Qytetari Erlis Sina ka reaguar këtë të martë ndaj një statusi të publikuar më herët nga Kryeministri Edi Rama, në të cilin, sipas tij, është...
10:47 | 23/06/2026

Rama prezanton projektin e Kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës: Është rezultat i asaj çka kërkoi protesta e studentëve

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka qenë në Durrës për të prezantuar “Prezantimet finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”....
10:33 | 23/06/2026