“Nuk e ndjek opozitën”, Rama tregon nëse do kalojë nesër në votim amnistia

21 Shkurt 2024 | 19:15

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbylljes së mbledhjes online të Asamblesë së PS.

Kreu i qeverisë u pyet dhe për protestën e opozitës se zhvilluar ditën e djeshme, duke thënë se nuk e ndjek fare opozitën, pasi për të nuk ka interes.

Përsa i përket kalimit të ligjeve në një kohë shumë të shkurtër, u shpreh se ligjet mund të kalojnë me kohë të gjatë nëse do  të kishte kushte në sallë, duke lënë  të nënkuptohet se janë tensionet e opozitës që nuk e bëjnë të mundur një gjë të tillë.

“Nuk kam informacion për organizimin e opozitës, nuk e ndjek opozitën se nuk kam interes. Ne nuk kemi një problem sot për sot as me kritikat dhe as me vet kritikën. Sot ishte dita për të reflektuar mbi to dhe për të vazhduar punën. Reflektimi ishte shumë pozitiv nga të gjithë. Ligjet kalojnë në një kohë shumë të shkurtër sepse në sallë nuk ka kushte që ligjet të kalojnë për një kohë të gjatë.

I pyetur se a do të kalojë nesër amnistia në votim, kreu i qeverisë u shpreh: Nuk jam në dijeni të agjendës nesër. Unë në Kuvend shkoj si një deputet dhe ndjek rendin e ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026