Vdes punëtorja e landfillit, 61-vjeçarja nënë e 11 fëmijëve, prej 10 vitesh punonte në Bushat
Gjashtëdhjetenjëvjeçarja nënë 11 fëmijëve punonte prej më shumë së 10 vitesh në vend-grumbullimin e Bushatit në diferencimin e mbetjeve. Në momentin e ngjarjes ajo ishte bashkë me të motrën, e cila u trondit dhe pësoi gjendje shoku.
Trupi i viktimës është dërguar pranë morgut të spitalit rajonal të Shkodrës dhe po kryhet ekspertiza. Euronews Albania tentoi të hynte në ambientet e vend-grumbullimit, por kjo gjë nuk u lejua.
Në linjë telefonike administratori Agron Ceka, duke shprehur keqardhjen për humbjen e jetës së 61-vjeçares, u shpreh se ngjarja është aksidentale pasi është kryer kontrolli teknik i të gjitha mjeteve të punës. Administratori është marrë në pyetje edhe nga policia, e cila është duke vazhduar hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
Në fillim të vitit landfilli i Bushatit miratoi rritjen e çmimit të depozitimit të mbetjeve me arsyen se nevojës së kryerjes së invenstimeve në infrastrukturë dhe makineri ndërsa hasi kundërshtime nga bashkia e Shkodrës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania