“Shteti vrasës serial”- Shehu: Bashkëpunëtor në vetëvrasjet e të rinjve me fotoksinë

22 Shkurt 2024 | 10:13

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe institucioneve, duke thënë se ata janë shkaktarë të vetëvrasjeve të të rinjve në vendin tonë me fotoksinë.

Komentet Shehu i bëri nga ambientet e jashtme të Parlamentit, ku mori përmendi rastin e 23-vjeçares që i dha fund jetës gjatë këtyre ditëve.

Ai tha se fotoksina gjendet aq lehtë në Shqipëri, njësoj sikur të marrësh karamele, ndërkohë që sipas tij, medikamente të zakonshme i jepen qytetarëve me recetë.

“Desha të kem një komunikim me median sot, për të akuzuar këtë shtet, këtë qeveri, këta drejtues si vrasës serial në vendin tonë. Mbrëmë një vajzë e re humbi jetën nga fotoksina.

Një krim në vazhdim i paimagjinueshëm, që po përsëritet pafund në vendin tonë Fotoksina vijon të importohet dhe nuk hiqet nga farmakopea bujqësore. Të rinjtë që mund të kenë një tendenca për vetëvrasje, stimulohen nga kjo dhe e marrin atë shumë thjeshtë si një karamele kudo.

Edhe medikamente të zakonshme sot i jepen qytetarëve në bazë të recetave, ndërsa helme të tilla janë në rrugë dhe kudo duke u bërë shkaktarë për vetëvrasjet e shumta. Ka ardhur koha t’i ndalojmë. Prandaj e akuzoj këtë shtet si vrasës serial ndaj të rinjve”, tha Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026