Raporti për jetën pas pandemisë

18 Mars 2021 | 12:07

Një raport është publikuar së fundmi nga Instituti Global McKinsey që i përgjigjet pyetjes se “A do të vazhdojë të qëndrojë mënyra e jetesës që ka formuar pandemia e COVID-19 edhe pasi kjo situatë të përfundojë?

Theksojmë fillimisht se ky raport është bazuar në sondazhet e konsumatorëve në Kinë, Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ku ka analizuar një seri sjelljesh të shkaktuara nga pandemia për të parashikuar se cilat prej tyre do të tejkalonin krizën.

Raporti tregon se shumë punonjës me fitime të larta nuk priten të rikthehen në zyrë me kohë të plotë, teksa të punuarit nga shtëpia po bëhet një tipar i pandemisë që do të vazhdojë të qëndrojë.

Blerja online e produkteve ushqimore dhe takimet e kujdesit shëndetësor virtual pritet të rriten.

Ndërkohë shpenzimet për arsim në distancë dhe argëtimi dixhital do të bien, tha studimi i lëshuar të enjten nga Instituti Global McKinsey.

“Ne jo vetëm që do të shikojmë se çfarë dëshirojnë konsumatorët, por do të vëzhgojmë edhe ato që ofrojnë kompanitë apo ato çka do të vendosin qeveritë rreth këtyre zgjedhjeve”, tha Jaana Remes, partnere në McKinsey Global Institute.Raporti për jetën pas pandemisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022