Opozita në zgjedhje l Bushati: Me një listë. Haxhiu: Humbin 3-4 deputetë

12 Mars 2021 | 20:15

Partitë e koalicionit opozitar ende nuk kanë vendosur nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të paraqiten me dy lista apo një listë kandidatësh.

Për Andi Bushatin opozita duhet të shkojë në zgjedhje me koalicion të përbashkët duke ruajtur identitetin.

“E para se është një opozitë që ka djegur mandatet, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe ka marrë dy vendime radikalisht të forta duke u rrekur të na mbushë mendjen se jemi përballë një regjimi, regjimi luftohet me front”, tha ai.

Kurse Baton Haxhiu mendon se PD dhe LSI e kanë të pamundur të bashkohen pasi kanë diferenca jo vetëm në aspektin drejtues por edhe elektorati ka diferenca.

“Opozita po kërkon që të dalë në një listë kur janë të papajtueshëm që në një themel. Edhe elektorati është në kundërshtim me njëri-tjetrin. Matematikisht një listë është më e mirë për opozitën por nuk e arrin dot këtë”, tha z. Haxhiu.

Andi Bushati kundërshtoi duke thënë se ndarja ka qenë qëllimi kryesor i kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye bëri ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë ndaj theksoi se opozita nuk e ka luksin që të hyjë e ndarë.

“Nëse nuk bashkohet do t’i lehtësojnë vjedhjen e zgjedhjeve Ramës. Nuk e ka luksin të dalë e përçarë ” tha ai.

Sipas Baton Haxhiut një bashkimi artificial do të sjellë humbje të të paktën 3-4 deputetë për partitë opozitare pasi nuk do të arrijnë dot të grumbullojnë elektoratin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022