Gjeniu 9 vjeçar/ Gregori mund të zbulojë çdo datë në kalendar se çfarë dite është

23 Shkurt 2024 | 17:51

“Për vitin 2024, dita e fëmijëve 1 Qershori kur do të jetë? Të shtunën. Po ditëlindja ime 5 Nëntor 2024, unë kur do e festoj? Të martën. Po 31 Dhjetori 2024, vitin e ri kur do e festojmë? Të martën. Po ditën e Rinisë 8 Dhjetor 2024? Të dielën.”

Ky është gjeniu i vogël 9 vjeçar nga Bilishti, Gregor Spaho. Gregori vuan nga mungesa e shikimit por një ditë ai çuditi të gjithë kur filloi të memorizonte pothuajse gjithçka, e me tepër akoma, ai mund të përllogaritë datat dhe zbulojë se çfarë dite do të jetë ajo.

“31 Dhjetor 2023, çfarë dite ishte? E dielë. Po 8 Dhjetor 2023? E premte ishte dita e rinisë. Unë e kisha ditëlindjen 5 Nëntor 2023. Çfarë dite ishte? E dielë. Po këtë vit çfarë do jetë? E martë”

Mësuesja ndihmëse e Gregorit tregon se pavarësisht mungesës së shikimit, zhvillimi i tij ka qenë i mahnitshëm, edhe pse nevoja për një specialist është urgjente.

“Gregori është vërtet talent. Ai është një fëmijë që të bën për vete, i veçantë, me datat e tij dhe ne na vjen çudi, kanë mbetur të mahnitur. Përveçse gjetjes së datave ai ka e talente të tjera, në muzikë, ka vesh muzike shumë të mirë.

Në qoftë se do kishte një specialist të veçantë do kishte ecur akoma dhe më tepër. Ne me mundësitë tona arrijmë që Gregori të ndihet mirë, në ambientet e klasës, në mënyrë bashkëvepruese por do ishte më e mirë të kishte një specialist të posaçëm, të kishte më tepër zhvillim”-theksoi Erta TIli.

Mjetet didaktike të personalizuara mungojnë për talentin 9-vjeçarit në Bilisht, ndërkohë që kërkesat e prindërve drejt institucioneve kanë qenë të njëpasnjëshme, por ende pa rezultat.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026