“30% e shoqërisë pranon komunitetin LGBTI”/ Malaj: Mendjehapurit e pranojnë tjetrin!

23 Shkurt 2024 | 21:04

Sondazhi i fundit i “Barometrit” në Euronews Albania, i ka vendosur qytetarët përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT+ në vendin tonë.

Në përgjigjet e pyetjeve të bëra për qytetarët është i dukshëm niveli i lartë i mos njohjes se përgjithshme me këtë komunitet.

Pedagogia Nora Malaj e ftuar në emisionin ‘Barometri’ në Euronews Albania, u shpreh se jemi në një situatë ku vetëm 30% e pranon komunitetin LGBTI.  Ajo tregoi rastet kur personat e këtij komuniteti keqtrajtoheshin, jo vetëm nga shoqëria por dhe familja.

“Më  duket një rezultat real. Në 2009 ishte e pamundur të flitej. Në 2021 jemi në një situatë që 30% e pranojnë. Edukimi duhet të filloj që në moshë të vogël. Njerëzit që kanë një mendje më të hapur e pranojnë atë tjetrin dhe në një orientim që ne na duket e çuditshme. Më ndodhi një fakt i dhimbshëm kur unë kam qenë në 2000, tek “Qemal Stafa”,ku kam pasur raste të individëve që janë keqtrajtuar. Aty kam kuptuar se drama sa familjare, sa sociale, sa intelektuale dhe e papranueshme në komunitetin ku rrinim. Kur vjen puna ke familja dhe te martesa jemi ende tek tradita. Është një analizë shumë pranë të vërtetës”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025