U vra në burg, familjarët e Arben Leshit refuzojnë të tërheqin trupin: S’është ai

26 Shkurt 2024 | 11:07

Familjarët e Arben Leshit, i cili u vra rreth 3 muaj më parë në burgun e Peqinit kanë ngritur dyshime se viktima nuk është u afërm i tyre.

Ata kanë refuzuar të tërheqin trupin nga morgu dhe ta varrosin, duke pretenduar se viktima s’ka lidhje me ta.

Në këto kushte, Prokuroria ka tentuar të identifikojë viktimën përmes gjurmëve të gishtave, proces i cili ka rezultuar i pamundur, 3 muaj pas vdekjes.

Tashmë prokuroria do të identifikojë viktimën duke krahasuar AND me familjarët e tij.

Pas identifikimit, në rast se familjarët ende refuzojnë varrimin, do t’i jepet leja bashkisë për ta kryer atë.

Dyshohet se familjarët kanë refuzuar trupin nga frika e një hakmarrje të mundshme.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarjeje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë.

Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026