Vrasja e Arben Lleshit në Peqin, avokati zbulon problematikat në burgje

16 Dhjetor 2023 | 18:03

Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se siguria në burgjet shqiptare ka rënë në mënyrë drastike dhe ky sipas tij është një problem i mbartur.

Komentet Cakrani i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se burgu i Peqinit ku edhe ndodhi vrasja e të dënuarit Arbën Lleshi, nuk mund të quhet më burg i sigurisë së lartë.

Ai tha se Policia e Burgjeve duhet të kthehet në një Polici të pavarur dhe të kualifikuar.

Sipas Cakranit, Policia e Burgjeve ka nevojë për një reformim të thellë dhe për rritje të pagave të efektivëve.

“Burgu i Peqinit nuk është një burg i sigurisë së lartë. Ka rënë siguria e lartë në atë burg. Duhet të merremi gjerë me temën e të burgosurve shqiptarë, me mbipopullimin e burgjeve, etj. Ka një problematik të mbartur.

Unë duhet të them që duhet marrë seriozisht me Policinë e Burgjeve. Duhet të kthehet në Polici të pavarur dhe të kualifikuar, ku të funksionojë si polici reale dhe jo për qoka politike.

Nëse nuk arrihet reformimi i thellë dhe rritja e pagave të këtyre policëve, do të ketë gjithmonë probleme në burgje. S’ja ka askush borxh që shteti të mos e mbrojë dot personin atje brenda dhe të vritet në mënyrë barbare”, tha Cakrani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO) 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit. Përmes mjeteve zjarrfikëse,...
14:35 | 22/07/2026

Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të...
14:23 | 22/07/2026