Ish-deputeti: Vrasja në burgun e Peqinit me pagesë, më habit heshtja e Ulsi Manjës
Ish-deputeti Lefter Maliqi tha në një intervistë për Euronews Albania, se është 99% i sigurt se arma me të cilën Sokol Majacaj vrau Arben Lleshin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nuk ka kaluar me dron.
Ai tha se ka shumë mundësi që kemi të bëjmë me një vrasje të organizuar dhe me pagesë pasi sipas tij në këtë burg “është e vështirë që të lëviz miza”.
Gjithashtu Maliqi tha se e habit heshtja dhe qetësia e ministrit Manja lidhur me këtë rast kaq të rëndë.
“Unë e thash që në fillim që mbi 99% e përjashtoj rastin e dronit. Si ka mundësi që për këtë person u vendos 41 bis dhe ditën që u bë publike, ndodhi kjo ngjarje. Kjo është një ngjarje e mirë paguar. Policët e burgjeve janë më të papaguarit, larg qendrave, kanë edhe 12-18 orë punë, ata thonë më mirë po bëj 5 vite burg se të lë fëmijët pa bukë. Mua më habit një fakt tjetër, te përgjegjësia morale për më tepër. Për mua përgjegjësia është zinxhir. Kam bërë dy interpelanca me ish-ministrin e drejtësisë për sektorin e burgjeve.
Sektori i burgjeve, unë e kam thënë është minierë ari, aty janë futur drejtor burgjesh e policie në burg, sepse vrasësit me pagesë shumica ndodhen brenda një pjesë jashtë dhe politika ëhstë e lidhur keq me ta. Mua më habit qetësia e ministrit Manja, kur flet. Si ky njeri nuk mban një përgjegjësi, të paktën për këtë pse e shpalli 41 bis”,-tha ish-deputeti Maliqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare