Klopp fiton një tjetër trofe, Liverpool mposht në finale Chelsea
Liverpool është fitues i kupës së Ligës në Angli, pasi mposhti në finale Chelsean, përballje e cila zgjati për 120 minuta. Më shumë ndryshime në formacion dhe pa Salah, Jota e Nunez, Klopp ia doli të regjistronte një tjetër trofe nën drejtimin e “the reds”. Në anën tjetër Pochettino ishte i pafat, edhe pse performance e Liverpool ishte më e mirë se ajo e londinezëve, ndërsa Ëembley ishte i tejmbushur në këtë finale.
Gjatë 90 minutave u anulluan dy gola, fillimisht Sterling për blutë e më pas kapiteni Van Dijk tek Liverpool, të dy për pozicion të parregullt. Zëvendësimet sollën më tepër frymëmarrje tek të besuarit e Klopp, me këtë të fundit që guxoi të aktivizonte edhe lojtarët e akademisë. Kur u duk që përballja do të duhej t’i drejtohej penalltive, u shfaq dhe një herë tjetër Van Dijk, në minutën e 118’ ku pas një këndore të ekzekutuar nga Tsimikas, holandezi në zonë kërcen mbi të gjithë dhe ndal topin në rrjetë.
Gjithcka ishte e rregullt e Liverpool fiton kështu Kupën e Ligës, hera e 10-të në historinë e kësaj skuadre. Ky është trofeu i 8-të i fituar nga Jurgen Klopp nën drejtimin e të kuqve, ndërsa sic dihet do të largohet në fund të sezonit. Sa i përket sfidës së fituar në Wembley, ai e cilësoi si më emocionuesen dhe spektakolaren e fituar ndonjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta