Rey Manaj i pandalshëm, shënon golin e 18-të. Vlera i rritet miliona euro

26 Shkurt 2024 | 15:04

Fundjava që lamë pas ishte e suksesshme për lojtarët e kombëtares shqiptare, të cilët po bëjnë mirë me skuadrat e tyre. Ashtu siç tanimë është bërë e zakonshme, Rey Manaj ka shënuar një tjetër gol me Sivasspor në kampionatin turk. 27-vjeçari numëron 18 gola të shënuar, 14 në kampionat dhe 4 në kupë. Edhe këtë herë në përballjen me Pendikspor, lushnjari rezultoi një lojtar kyç duke shënuar golin e 3-të në fitoren 4-1 në shtëpi.

Në përfundim ishte trajneri Bulent Uygun i cili i thuri elozhe futbollistit të kombëtares shqiptare, duke pohuar se ai vlen plot 15 milionë euro, e çdo skuadër e interesuar mund të hyjë në tratativa me këtë pagesë. Kujtojmë se Sivasspor e mori Manajn si futbollist të lirë dhe fitimi në një lëvizje të tillë do të ishte i madh. Një tjetër emër që premton shumë në Turqi është Ernest Muçi. Futbollisti i cili pak kohë më parë iu bashkua Besiktasit, arriti të gjente golin e parë në fundjavë ndaj Istanbulspor. 22-vjeçari luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone.

Tek Inter, Kristjan Asllani asistoi në golin e parë ndaj Lecce, me një pasim të bukur nga mesfusha, ku nxorri zbuluar Lautaro Martinezin, që mposhti portierin kundërshtar. Elbasanasi u vlerësua me notën 7.7, ndërsa më mirë se ai ishin vetëm De Vrij, Lautaro dhe Fratessi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026